Korçë, largohet nga banesa 15-vjeçari

07/07/2016 00:00

Një 15-vjeçar nga Korça është larguar nga banesa prej tre javësh dhe familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion.

R. Furxhi mësohet se është larguar nga shtëpia pas një grindjeje me babain e tij. Ky i fundit tregon se gjatë kësaj periudhe ka marrë vetëm një telefonatë nga i biri, i cili i ka deklaruar se është në Shkodër.

Adoleshenti mësohet se i kishte premtuar të atit se do të kthehej, ndërsa prej asaj dite nuk është bërë më i gjallë, çka ka sjellë edhe shqetësimin e familjes.

Babai i adoleshentit, Agim Furxhiu e ka bërë denoncimin në polici që prej ditës kur i biri është larguar, por ende nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tij.

Top Channel