Plagosje me armë zjarri në Sarandë

07/07/2016 09:00

Një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, në një fshat të Delvinës. Shtetasi me iniciale E.Ç. dyshohet se është plagosur me pistoletë në krahun e djathtë.

Ai u nis në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00, në fshatin Tatzat të Delvinës.

Policia ka shoqëruar 1 person, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel