Peshkaqenët lindin në akuarium, biologët studiojnë të vegjlit

06/07/2016 00:00

Një akuarium në Paris është ndërtuar posaçërisht për të rritur peshkaqenët blacktip, të cilët janë një specie e rrallë grabitqarësh.

Me një total prej 35 peshkaqenësh të racave të ndryshme, akuariumi është i pari ne llojin e tij në të gjithë vendin që mban krijesa të tilla.

Peshkaqenët i kanë dhënë jetë të tjerë peshkaqenëve të vegjël me të cilët mbahen të veçuar nga pjesa tjetër dhe monitorohen nga një grup biologësh.

Edhe pse koha e periudhës së shtatzënisë së një peshkaqeni nuk dihet e saktë pasi zgjat nga 7 deri në 11 muaj, kreu i biologëve Guillaume Eveillard tha se ky proces kërkon shumë kujdes.

“Peshkaqenët blacktips janë mjaft të vështirë për t’u riprodhuar në momentin qe ndodhen të izoluar dhe jo në ujërat tropikale ku ata kane edhe origjinën.  Le të themi se ata kanë nevoje për shumë hapësirë. Por mund te themi se këtu jemi me fat. Pishina është 10 metra e thellë dhe 30 metra e gjerë dhe ka 13 peshkaqenë blacktip: nëntë femra dhe katër meshkuj”, tha Eveillard.

Një peshkaqen blacktip femër mund të lindë deri në gjashtë të vegjël,  të cilët peshojnë mbi 60 kilogram dhe të jenë të gjatë mbi 160 centimetra. Ata do të mbahen në Akuariumin e Parisit ose do të transferohen diku tjetër brenda Francës.

Top Channel