Ajeti qëndron në Serinë A, gati kontrata me Torinon

07/07/2016 00:00

Falë prezantimit mjaft të mirë gjatë Euro 2016-s, Arlind Ajeti ka hyrë në planet e shumë ekipeve, por duket se Torino ka arritur ta bindë 22-vjeçarin.

Palët kanë gjetur akordin mes tyre me kushte të cilat plotësojnë kërkesat e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë nga UEFA gjatë ndeshjes me Rumaninë e tashmë mungon vetëm hedhja e firmës.

Sipas marrëveshjes së arritur bëhet e ditur se rreth 600 mijë euro në sezon do të jetë shuma që Ajeti do të përfitojë për tre vitet e ardhshme me Torinon.

Sipas mediave italiane, futbollisti 22-vjeçar do të udhëtojë ditën e sotme drejt Torinos për të zhvilluar vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.

Top Channel