Itali, tregu financiar dhe bankat në “humnerë” pas Brexit

06/07/2016 00:00

Aksionet e Bankës së Italisë u ulën ndjeshëm këtë javë, duke tronditur themelet financiare të ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës dhe duke kërcënuar prekjen e vendeve të tjera të BE-së.

Kriza mund ta shtyjë Italinë përsëri në reçesion dhe, në një skenar pesimist, të gjenerojë një situatë të veshtirë si ajo e tipit grek që Evropa do ta ketë pothuajse të pamundur ta kontrollojë.

Bankat e Italisë janë zhytur nën një grumbull të kredive me probleme dhe, duke shtuar paqëndrueshmërinë, kryeministri Matteo Renzi ka premtuar të japë dorëheqjen nëse humbet një referendum në tetor mbi reformën kushtetuese.

Indeksi i sektorit bankar të Italisë ka rënë 30 për qind që kur Britania votoi më 23 qershor për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke i sjellë humbjet e këtij viti në 57 për qind.

Top Channel