Shpenzon 6 muaj për të bërë fustan me qime pubike

06/07/2016 00:00

Gruaja që u bë e famshme për fustanin e saj me 3000 “Skittles”, tani ka bërë një fustan vetëm me qime pubike. Sarah Louise Bryan ka mbledhur qime të njerëzve të tjerë për 6 muaj me radhë për të bërë këtë veshje të çuditshme.

“Frymëzimin e kam marrë nga Lady Gaga, me fustanin e saj të famshëm prej mishi. Pasi përdora “Skittles”, doja të bëja diçka të re dhe të shpifur. Kështu, vendosa që t’i bëja thirrje njerëzve në Twitter për të më dhuruar qimet e tyre pubike”, tregon anglezja 28-vjeçare.

Sarah thotë se qëllimi i saj ishte të bënte fustanin më të neveritshëm në botë.

Bravo, vajzë! Ia ke arritur qëllimit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel