Francë, 9 vjet burg rekrutuesve të militantëve; përgjegjës edhe për sulme

06/07/2016 00:00

Shtatë persona janë dënuar me burg në Francë për rekrutim dhe stërvitje të anëtarëve të Shtetit Islamik në Siri.

Personat në fjalë, të moshave nga 24 në 27 vjeç, u janë dhënë dënime që variojnë nga 6 deri në 9 vjet burg.

Mes tyre është edhe Karim Mohamed Aggad, vëllai i një prej militantëve të përfshirë në sulmet e nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Ndërkohë, Belgjika ka ekstraduar në Francë dy të dyshuar për përfshirje në sulmet në fjalë, ka bërë të ditur një prokuror. Mohamed Amri dhe Ali Oulkadi akuzohen se kanë ndihmuar të dyshuarin kryesor për këto sulme, Salah Abdeslam.

Hetuesit thonë se Mohamed Amri ishte me Hamza Attou në makinën që mori Salah Abdeslam më 13 nëntor, duke e ndihmuar të arratisej në Belgjikë.

Hamza Attou u ekstradua në Franca javën e kaluar për t’u përballur me akuzën paraprake për bashkëpunim në akte terroriste.

Ndërsa Ali Oulkadi thuhet se ka shërbyer si shofer i Abdeslam nga lagjet Laeken në Shaerbek, një ditë pas sulmeve.

Top Channel