Deschamps: Gjithçka kundër skuadrës më të fortë në botë

06/07/2016 00:00

Didier Deschamps, trajneri i Francës, u tregua optimist një ditë përpara gjysmëfinales ndaj Gjermanisë, ndeshje që do të zhvillohet në Marsejë.

“Gjithmonë kemi pasur besim dhe dëshirë për të arritur këtu ku jemi sot. Lojtarët kanë bërë atë që duhej për të qenë prezentë në gjysmëfinale. Kemi në dorë të ndryshojmë historinë ndaj gjermanëve. Duhet të kemi besim te vetja dhe mbështetja e publikut do na ndihmojë në momentet e vështira të ndeshjes”, deklaroi Deschamps.

Në lidhje me kundërshtarët, ai tha se “Gjermania dominon ndeshjet duke zotëruar shumë topin”, por shtoi se Franca nuk do të mendojë gjithë kohën për mbrojtjen. “Duhet të jemi agresivë në rimarrjen e topit kur nuk e kemi”, shpjegoi Deschamps.

“Gjermania është kampione bote dhe në 5 ndeshjet e Evropianit ka treguar forcën e saj. Do të luajmë kundër skuadrës më të fortë në botë, por do të japim maksimumin për ta mundur”, theksoi Deschamps.

Top Channel