Federer, me përmbysje drejt gjysmëfinales së Uimbëlldonit

06/07/2016 00:00

Mbreti i tenisit është akoma gjallë. Në një ndeshje epike që hapi çerekfinalet e turneut të Uimbëlldonit, Roger Federer arriti të përmbyste disavantazhin 2-0 me sete për të mundur kroatin Marin Çiliç.

Me rezultatin 3-2 (6-7, 4-6, 6-3, 7-6 dhe 6-3), zvicerani shkon kështu në finalen e tij të 11 në karrierë në Grand Slam-in londinez. Ndeshja zgjati 3 orë e 17 minuta.

Të premten, Federer do të ketë përballë kanadezin Milos Raonic, i cili mundi amerikanin Sam Querrey me rezultatin 3-1 (6-4, 7-5, 5-7 dhe 6-4).

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes skocezit Andy Murray dhe çekut Thomas Berdych, të cilët mundën respektivisht francezin Jo-Wilfred Tsonga dhe francezin Lucas Pouille.

Top Channel