Elbasan, digjet një makinë në dalje të tunelit

06/07/2016 00:00

Një automjet tip “Benz C Clas” ka marrë flakë pasditen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se automjetit i është djegur motori nga nxehtësia. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur arsyet.

Top Channel