Atletikë, Izmir Ismailaj kualifikohet në finalet e Evropianit

06/07/2016 00:00

Atletika shqiptare sot ka një ditë gëzimi. Për herë të parë në historinë a saj, një atlet shqiptar kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Amsterdam.

Izmir Ismalaj, në garën e kërcimit së gjati u kualifikua me rezultatin 7.92 m.

Ndërsa Luiza Gega, e konfirmuar “Best Athlete” në Evropë, garon në datën 9 korrik për një vend nderi.

Top Channel