Kosovë, përkujtohen të rënët e betejës së Loxhës në 18-vjetorin e saj

06/07/2016 00:00

Në 18-vjetorin e betejës së lavdishme të Loxhës dhe rënies heroike të luftëtarëve të lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli e Enver Alaj, si dhe në përkujtim të drejtuesit të kësaj beteje, kolonelit Tahir Zemaj, këtë të mërkurë janë organizuar homazhe përkujtimi në nderim të jetës dhe veprës heroike të luftëtarëve të kësaj beteje.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se, deputeti Armend Zemaj dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në këtë betejë, kanë vendosur kurora lulesh në vendin e zhvillimit të betejës.

“Homazhet me këtë rast janë bërë edhe në Dranoc, Isniq, Strellc të Epërme dhe Samadrexhë”, thuhet në njoftim.

Në Loxhë të Pejës, 18 vite më parë u zhvillua një ndër betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Top Channel