“Lufta e yjeve”, Ronaldo-Bale

06/07/2016 00:00

Sot në mbrëmje luhet sfida e parë gjysmëfinale e Euro 2016 ajo mes Portugalisë dhe Uellsit, ku e gjithë vëmendja do të jetë të yjet e këtyre skuadrave, Cristiano Ronaldo nga njëra anë dhe Gareth Bale nga ana tjetër.

I pari kërkon të largojë të gjitha dyshimet e ngritura rreth tij dhe slkuadrës luzitane, ndërsa Bale dëshiron të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të gjithë Uellsit.

Parashikimet për këtë ndeshje nuk duken shumë të sigurta. Dyshimet e Portugalisë të reflektuara te ankthi i Ronaldos për të shënuar, kanë rritur iluzionin e Bale që përpara pak javësh mendohej se do të ishte me pushime në këtë pikë të  aktivitetit.

Por, problemet e luzitanëve nuk kufizohen vetëm te forma e Ronaldos. Fernando Santos ende nuk e di nëse do të duhet të besojë te Pepe, i cili ka pasur shqetësime ditët e fundit.

Një mungesë e mundshme e tij dhe ajo që Carvalho-s i skualifikuar do të shkatërronin një bosht të fortë te një ekip që është i detyruar të shpresojë te pasioni i Renato Sanches si dhe të Andre Gomes që duket se e ka lënë pas dëmtimin muskulor. Te Uellsi situata nuk ndryshon shumë. Kris Kolman në mungesë te Ben Davies dhe Aron Ramsey do të kërkojë t’i japë motivimin e duhur skuadrës së tij.

Dueli i parë historik mes Portugalisë dhe Uellsit nuk mund të vinte në ndonjë moment më të mirë.

Portugalia, që ka qenë e paaftë për të fituar brenda 90 minutave në raundet e para duhet të shtrëngojë mirë rripat dhe të bëjë më shumë nëse nuk dëshiron që të pushtohet nga dragonjtë uellsianë.

Top Channel