Ekstradohet nga Athina një shtetas i dënuar me 25 vjet burg

06/07/2016 00:00

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë një shtetas shqiptar 41 vjeç, i cili rezulton i dënuar me 25 vjet burg.

Adriatik Muharremi, banues në Qafë Gjashtë të Sarandës është dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprën penale të “Vjedhjes me armë“ në bashkëpunim në një vendim të datës 11.12.1999.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Athinë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Top Channel