Mashtronte për kontrata pune në Katar,ndalohet nga policia

06/07/2016 00:00

Një 47 vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pasi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Personi i ndaluar është shtetasi Ilirjan Alimema, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ky shtetas bashkë me shtetasin me iniciale M.B (i shpallur në kërkim), në periudhën dhjetor 2015-janar 2016, kanë mashtruar persona të ndryshëm duke i marrë shumën prej 350 euro deri 700 euro me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit.

Top Channel