Këlcyrë, arrestohen babë dhe bir për dhunë në familje

06/07/2016 00:00

Lefter Zoto, 55 vjeç, dhe djali i tij 20-vjeçari Kozma Zoto janë vënë në pranga nga policia e Këlcyrës pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas policisë, babë e bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës), M.Z , 40 vjeçe, gjithashtu lëndime ka marrë edhe vajza 15 vjeçe, K.Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 130/a  dhe  25 të Kodit Penal.

Top Channel