Tropojë, arrestohet polici, plagosi kushëririn e tij

06/07/2016 00:00

Zef Pepkolaj, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë, është arrestuar pasi dyshohet si autor i një plagosje të ndodhur një ditë më parë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti,  ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel