Motrat Williams në gjysmëfinalen e Wimbledon

06/07/2016 00:00

Serena dhe Venus Williams u kualifikuan pa vështirësi në gjysmëfinalet e Grand-Slamit londinez, pasi kaluan respektivisht kundërshtaret e tyre në cerekfinale, rusen Pavlychenkova dhe kazaken Shvedova.

Në kategorinë e femrave në Wimbledon gjithcka po shkon drejt një tjetër finaleje brenda familjes Williams, që do të ishte e 5-të në historinë e këtij turneu mes dy motrave amerikane.

Numri 1 i Botës dhe 6-herë fituesja e Wimbledon, Serena Williams triumfoi në 2 sete me shifrat e njëjta 6-4 ndaj Anastasia Pavlychenkovës. Në gjysmëfinale amerikania do të ketë përballë një tjetër teniste nga Rusia pikërisht Elena Vesninën, që nga ana e saj shkëlqeu në sfidën ndaj sllovakes Cibulkova duke humbur në total vetëm 4 game.

Nuk vuajti as motra e madhe e familjes Willimas për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Wimbledon. Venus kaloi po në 2 sete me shifrat 7-6, 6-2 tenisten me origjinë ruse, por që përfaqëson Kazakistanin, Yaroslava Shvedova. Por rruga për në finale nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë për shtatlarten amerikane sepse në gjysmëfinale Venus do të sfidojë tenistën më në formë për momentin, Angelique Kerber. Gjermania që pozicionohet e 4-ta në Botë mposhti në 2 sete, rumunen Simona Halep.

Te meshkujt, ceku Thomas Berdych fitoi 3-2 ndeshjen e prapambetur ndaj cekut Jiry Vesely duke u kualifikuar në cerekfinale ku do të ketë përballë francezin Lucas Pouille.

Top Channel