Gjendet një plantacion me kanabis në kufirin shqiptaro-grek

05/07/2016 00:00

Policia greke ka mundur të zbulojë një parcelë me mbi 3 mijë rrënjë kanabis në kufirin e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Droga u gjet në vendin e quajtur Ajia Marina, në zonën e Pogonit, shumë pranë vijës së kufirit mes dy vendeve. Bimët e kanabisit ishin në lartësinë 1.2-1.5 metra dhe, sipas policisë greke, ishin gati për t’u korrur.

Ende nuk ka autorësi të ngjarjes, por policia shqiptare është e bindur se këtë e kanë bërë trafikantë shqiptarë. Policia greke po kontrollon gjithë kufirin me helikopter dhe po shkëmben informacione me policinë shqiptare.

Top Channel