Islanda si Shqipëria, pret si heronj futbollistët pas eliminimit nga Evropiani

05/07/2016 00:00

Pavarësisht se u mundën 5-2 nga Franca, futbollistët e kombëtares islandeze, të cilët shkruajtën historinë duke u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, u pritën si heronj në Rejkjavik.

Rreth 30 mijë tifozë (10% e popullsisë) kishin mbushur sheshin kryesor të kryeqytetit islandez, duke i rezervuar futbollistëve një pritje vërtetë vikinge.

Një lloj pritjeje të tillë tifozët islandezë e kanë bërë zakonisht për skuadrat që janë kthyer në atdhe me një trofe. Por arritja e madhe e përfaqësueses së tyre në një debutim evropian e ka bërë mëse të merituar këtë pritje të kombëtares, e cila tashmë do të kërkojë të bëjë një tjetër suprizë, të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të një Botërori.

Top Channel