Valencia blen Nanin për 8.5 milionë euro

05/07/2016 00:00

Valencia ka zyrtarizuar blerjen e portugezit Nani për 8.5 milionë euro nga Fenerbahçe.

Sulmuesi i cili aktualisht po luan me kombëtaren në “Euro 2016” është blerja e parë e klubit spanjoll në këtë merkato dhe do të firmosë për 3 sezone.

29-vjeçari do të nisë aventurën e re me Valencian pasi ka luajtur me Sportingun e Lisbonës (2005-2007 dhe 2014-15), Manchester United (2007-2014) dhe Fenerbahçe (2015-2016).

Në karrierë, Nani ka fituar një Champions League (2008), Botërorin e Klubeve (2008), 4 tituj kampion në Angli (2008, 2009, 2011 dhe 2013), të gjitha me Manchester United. Gjithashtu, ka fituar dy Kupa të Portugalisë me Sportingun (2007 dhe 2015).

Top Channel