FIFA, Apeli ul me dy vite dënimin e ish-sekretarit Valcke

05/07/2016 00:00

FIFA ka bërë të ditur këtë të martë se, ish-sekretarit të Përgjithshëm të saj, Jerome Valcke, i është ulur dënimi për të qenë larg botës së futbollit nga 12 vite në 10 vite, pas apelimit.

Valcke u shkarkua nga FIFA më herët gjatë këtij viti, për shkak të skandaleve me biletat dhe të drejtat e transmetimit të kampionateve botërore, shto këtu edhe abuzimet me shpenzimet si përdorimi i fluturimeve private për përdorim vetjak.

Ka qenë vet Komiteti i Apelit të FIFA-s, ai që ka vendosur se gjykimi i bërë prej Komitetit të Etikës ka qenë shumë i rëndë ndaj Valckes, kjo e nxitur kryesisht prej të drejtave televizive të botërorëve.

Paneli i Apelit vendosi se “faktorët lehtësues nuk ishin vlerësuar plotësisht” në lidhje me të drejtat televizive për vendet e Karaibeve, sa u përket kampionateve botërore 2018 dhe 2022.

FIFA i kishte shitur këto të drejta, të cilat do të kontrolloheshin më pas nga ish-zëvendëspresidenti Jack Ëarner, “për një shumë disa herë më të ulët sesa vlera aktuale e tregut”, bëri të ditur vet organizmi më i lartë drejtues i futbollit botëror.

Pas këtij vendimi, Valcke ka ende të drejtë të apelojë më tej, këtë herë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Top Channel