Mourinho prezantohet si trajner i Manchester United

05/07/2016 00:00

Jose Mourinho u prezantua sot si trajner i Manchester United. Portugezi foli për shumë tema, duke nisur nga objektivat e tij, pozicionin e Ryan Giggs në stafin drejtues, rivalitetin me Wenger, pozicionin në fushë të Rooney dhe sigurisht që pati disa fjalë edhe për Pep Guardiolën, i cili këtë sezon do të jetë në drejtimin e skuadrës tjetër të Mançesterit, Manchester City.

Mourinho tha se marrëdhënia me spanjollin “ishte si ishte në Spanjë”, pasi Liga ishte një garë vetëm mes Realit dhe Barcelonës, por në Angli do të jetë ndryshe.

“Në kampionatin anglez nuk do të jetë ai rivalitet i ashpër mes nesh sepse nuk ka kuptim. Është një kampionat me shumë skuadra favorite. Kam një karakter agresiv dhe fitues, por jam i sinqertë. Jam trajner i United dhe i respektoj të gjithë trajnerët e tjerë”, tha portugezi në prezantimin zyrtar.

Por, thumbat nuk munguan për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger: “Ka trajnerë që titullin e fundit e kanë fituar para 10 vitesh. Ka të tjerë që nuk kanë fituar kurrë tituj. Unë titullin tim të fundit nuk e kam fituar para 10 apo 15 vitesh, por para një viti. Nëse unë duhet t’i tregoj diçka njerëzve, imagjino të tjerët. Unë jam në garë me veten dhe vetëm vetes duhet t’i tregoj që jam i zoti, jo të tjerëve”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel