Ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga marrëdhënia e ngushtë mes Kinës dhe vendit tonë, marrëdhënia mes dy kulturave vijon. Variantin kinez të këngës “Ti më je si një gonxhe”, publiku shqiptar e shijoi në një mbrëmje të veçantë, dhënë nga artistët kinezë në TKOB.

Artet marciale dhe teknikat luftarake, të cilat e kanë zanafillën në tempujt Shaolin, e që konsiderohen si një ndër krenaritë e Kinës, për publikun shqiptar erdhën në një formë artistike. 

Regjisorja Liu Meng Ying, tha: “Është hera e parë që vijmë në Shqipëri për të dhënë një shfaqje. E njohim kulturën shqiptare dhe shpresojmë që kjo dashuri e popullit kinez për vendin tuaj të shtohet edhe më tej. Në Shqipëri sjellim një shfaqje komplekse, me aspekte të ndryshme të kulturës kineze. Artet marciale kanë një zanafillë të hershme, por ne i sjellim në skenën shqiptare në formë moderne”.

Grupi kulturor artistik i provincës Henan solli për publikun e kryeqytetit me delikatesë e hijeshi edhe këngë e valle popullore të kulturës kineze, në një mbrëmje të veçantë organizuar nga ambasada kineze.

Top Channel