Makina e vjedhur përfundon në liqenin e Shkopetit

05/07/2016 00:00

Një automjet i vjedhur dy vite më parë në Lushnje është gjetur në ujërat e liqenit të Shkopetit. Automjeti mendohet se është hedhur gjatë natës së kaluar ose në orët e para të mëngjesit.

Një peshkatar ka parë gjurmët e ka njoftuar menjëherë policinë. Aty kanë mbërritur polumbarët, të cilët pas kërkimeve kanë mundur të gjejnë mjetin tip “Benz” me targa AA969 ND.

Sipas policisë mjeti ka qenë duke lëvizur në drejtimin Milot-Burrel. Polumbarët nuk gjetën askënd brenda në automjet.

Të dhënat e para kanë ngritur dyshimet se mjeti është hedhur aty pasi është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Sipas policisë, targat dhe mjeti nuk përputhen me njëri-tjetrin.

Por, gjatë zhytjeve, polumbarët kanë gjetur edhe një automjet tjetër, i tipit Benz me targa suedeze. Paraprakisht ekspertët thanë se ky mjet kishte kohë brenda në liqen dhe se nuk është konstatuar asnjë viktimë.

Top Channel