Trafikuan drogë me vlerë 1.6 mld sterlina, dënohet edhe një shqiptar

05/07/2016 00:00

Një gjykatë britanike ka dënuar 6 trafikantë droge, mes tyre një shqiptar i Londrës  për rolin e tyre në trafikimin në Britani nga Holanda të një sasie droge me vlerë shitje në treg prej 1.6 miliardë sterlinash.

Droga transportohej në Britani nga pjesëtarët e grupit kriminal përmes një flotë të tërë ambulancash të rreme, të cilët hiqeshin si infermierë, që sillnin apo merrnin pacientë të rremë për trajtim në spitalet e Londrës. Ata përdornin dokumentacion false, pajisje të vërteta mjekësore dhe uniforma zyrtare për të mashtruar zyrtarët e doganës.

Autoritetet britanike kujtoni se ambulancat vinin ne Angli per te transportuar prej andej turiste te semure  hollandeze, ku madje njeri prej tyre ishte me paterica.

Detektivët britanik, dy nga pjesëtarët e grupit, mes tyre edhe shqiptarin, Kastrati, i kanë arrestuar në vendngjarje pas ndalimit të një ambulance nga Agjensia e Luftës kundër Krimit.

Shifrat e përfshira në këtë konspiracion droge flasin vetë për përmasat dhe sofistikimin e përdorur për trafikimin e një sasi marramendëse droge nga Hollanda në Angli. Pjesëtarët e grupit kriminal, 6 anglez, mes tyre një shqiptar, gjatë 50 udhëtimeve në periudhën 2014-2015, nga Amsterdami në Londër e Birmingam, kanë sjellë një sasi droge e cila sipas Agjensisë Kombëtare të Luftës kundër Krimit, kapte shifrën e 1.6 miliardë sterlinave.

Dënimet e tyre shkojnë në 94 vjet burg, ku shqiptarit nga Londra, 42 vjeçarit Petrit Kastrati iu dhanë 17 vjet e gjysmë heqje lirie.

Shqiptari me banim në Crystal Palace, në jug te Londrës ishte korrier  i një grupi tjetër kriminal, të cilit gjykatësi i çështjes Francis Laird, iu drejtua duke i thënë se “ju jeni një korrier  i besueshëm, ku keni pasur një rol të rëndësishëm në këtë konspiracion”.

Detektivët britanik janë shokuar nga ky konspiracion, jo vetëm për sasinë jashtëzakonisht të madhe të drogës të cilësisë së parë me vlerë 1.6 miliardë sterlina, por edhe sofistikimit të paprecedentë të operacionit, i denjë për skenar filmi.

FOTO GALERI
1/6
Shqiptari i dënuar me mbi 17 vite burg, Petrit Kastrati

Top Channel