Uellsi dhe Portugalia, tifo me interes për Gjermaninë

04/07/2016 00:00

Nëse Gjermania do të arrijë të mposht Francën të enjten, atëherë fituesi i parë i gjysmëfinales mes Uellsit dhe Portugalisë do të fitojë një vend në Kupën e Konfederatave që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Gjermania, si kampione në fuqi e botës, është e kualifikuar automatikisht në këtë turne, po ashtu do të marrë pjesë edhe Rusia si vend organizator, ndërsa do të jenë edhe 6 ekipe nga po kaq konfederata. Por, nëse Gjermania do të fitojë Europianin, atëherë do të jetë vendi i dytë që do të përfaqësojë Europën.

Tetë ekipe do të ndahen në dy grupe, dhe dy më të mirat e secilit grup do të shkojnë në gjysmëfinale. Ku turne do të nisë më 17 qershor deri në 2 korrik.

Top Channel