Zelandë e Re, kapet vepra e artit me 35 kg kokainë

04/07/2016 00:00

Dy trafikantë droge, njëri nga Meksika dhe tjetri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tentuan të  transportonin kokainë drejt Zelandës së Re në një suvenir, i cili ishte i mbuluar nga diamante. Droga e cila peshonte 35 kilogramë, kishte si destinacion Aucklandin.

Suveniri, në dukje shumë i shtrenjtë, një kokë kali e mbuluar me diamante të zinj dhe të verdhë, kishte rënë në sy tek autoritetet, të cilët bënë një kontroll të imtësishëm të tij.

“Është një grup kriminal i organizuar përgjegjësi i kësaj dërgese kokaine, të cilët tani kanë humbur shumë para. Droga ishte e paketuar në 35 pako të cilat peshonin nga 1 kg secila. Ishin një sërë indikacionesh që na bënë të nuhasnim se ai objekt fshihte diçka të dyshimtë, dhe me metodologjinë tonë arritëm ta zbulonim”, tha shefi i policisë.

Vlera e kokainës së konfiskuar arrin në 10 milionë dollarë, sasia e dytë e madhe e kapur nga policia e Zelandës së Re në më pak se 4 javë.

Për autoritetet zbulimi i tyre është një hallkë e rëndësishme për zbulimin e rrjetit të drogës Amerikë-Zelandë e Re.

Top Channel