Xhamia e Namazgjasë, Veliaj dhe Gurra në kantierin e ndërtimit

04/07/2016 00:00

Një ditë para festës së Bajramit të Madh, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra kanë ndjekur ecurinë e punimeve që po bëhen për ndërtimin e xhamisë së re.

“Teksa urojmë qytetarët gëzuar Bajramin për nesër, besoj se shumë shpejt, në mos Bajramin tjetër fill pas tij, do të ketë një shtëpi më dinjitoze të besimtarëve në Tiranë, që i akomodon besimtarët dhe i ofron qytetarëve më shumë shërbime se tani, si sallat e konferencave, bibliotekën, por edhe parkingun”, deklaroi Veliaj.

Investimet në objektet e kultit nuk janë vetëm për besimatrët, pasi vetëm në një segment të rrugës “George Bush” është planifikuar të ketë 1.000 vendparkime.

Deri më tani kanë përfunduar dy katet e parkingut nëntokësor si dhe kati i parë i qendrës kulturore, ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e kupolave në xhaminë e re të Namazgjasë. Tanimë, punimet kanë hyrë në një fazë të vështirë ku elementëve strukturorë i shtohen harqet.

Top Channel