Largohet nga banesa 13-vjeçarja në Sarandë, policia në kërkim

04/07/2016 00:00

Një 13-vjeçare është larguar nga banesa e saj që prej ditës së djeshme dhe më pas ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj në Sarandë.

Policia ka njoftuar se më datë 03.07.2016, rreth orës 15:00, shtetësja F.Q., 45 vjeç (nëna e vajzës me inicialet L.Q.) banuese në lagjen nr.4 Sarandë, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, se vajza e saj është larguar nga banesa një ditë më parë dhe ka humbur çdo lloj kontakti me të, që prej ditës që është larguar, datë 02.07.2016.

Deri tani, mësohet se policia nuk ka asnjë informacion për 13-vjeçaren e larguar nga banesa, ndërsa po punon për gjetjen e saj.

Top Channel