Reforma në Drejtësi, OSBE: Miratim dhe zbatim. Një rrugë e gjatë përpara

04/07/2016 00:00

Drejtuesi në detyrë i zyrës së OSBE-së, Robert Wilton e ka konsideruar të gjatë rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Teksa data e votimit në Parlament është e afërt, Wilton apelon që kjo reformë të gjejë zbatim, pasi vetëm miratimi i saj në letër nuk mjafton.

“Është një reformë që kërkohet përzemërsisht nga populli i Shqipërisë, i cili ka treguar shumë durim në këtë proces. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të reformës së drejtësisë. Mesazhi im kryesor sa i përket kësaj reforme është se në fund të fundit kërkohet edhe zbatimi i saj. Një reformë vetëm në letër nuk mjafton, por duhet një reformë e hedhur në praktikë në çdo sallë gjykate në Shqipëri”, tha Robert Wilton, kryetar në detyrë i OSBE-së.

Më tej ambasadori është ndalur edhe te fakti, që kjo reformë kërkohet nga çdo qytetar shqiptar dhe është bërë një punë e madhe nga ekspertët shqiptarë, ndërkombëtarë, vendet e BE-së dhe Amerika për arritjen e saj.

“Duket që të gjithë po thonë se ata e kërkojnë reformimin e drejtësisë”, tha Wilton.

Top Channel