Maqedoni, publikohen pamjet e aksidentit me pasojë vdekjen e 4-vjeçarit

04/07/2016 00:00

Mediet në Maqedoni kanë bërë publike pamjet e një aksidenti të qëllimshëm, që i mori jetën një fëmije vetëm 4 vjeç. Vrasja e Almir Aliut në Kumanovë, nga një shtetas maqedonas me kombësi serbe, shkaktoi reagim të ashpër në vendin fqinj.

Jo vetëm shqiptarët, por edhe kombësitë e tjera dënuan këtë akt të rëndë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Kumanovë, kur një shtetas maqedonas me kombësi serbe, pas një zënke me 3 shtetas të Maqedonisë me kombësi shqiptare, janë grindur.

Pamjet e aksidentit tragjik janë bërë publike. Siç flasin edhe mediet në Maqedoni, pas kësaj ngjarjeje Boban Iliç me një mjet tip Mercedez ka hyrë me shpejtësi në një rrugicë dhe ka goditur me mjetin e tij 3 persona, mes të cilëve edhe 4-vjeçarin Almir Aliu.

Fëmija më pas ndërroi jetë në spital. Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim shkaktarit të aksidentit, deri në pritje të daljes së tij para gjyqit.

Top Channel