Kosovë, Veseli i kërkon opozitës të lërë folklorizmat mbi demarkacionin

04/07/2016 00:00

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet pas 3 ditësh dhe në rend dite, në seancën e 7 korrikut, përsëri nuk do të jetë demarkacioni.

Kështu bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, menjëherë pasi përfundoi mbledhjen e Kryesisë së Parlamentit.

I pyetur për veprimet e opozitës pas vënies së flamurit në kufi me Malin e Zi, Veseli tha se nuk është mirë të dëmtohen raportet me vendet fqinje si Mali i Zi.

“Duhet t’i lënë folklorizmat që dëmtojnë raportet tona ndërfqinjësore. Asnjë centimetër i vendit tonë nuk do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Është mirë të ndalen gjëra të këtilla dhe të mos luhet me emocionet. Kjo është shumë fëmijërore”, është shprehur Veseli.

Top Channel