Pavarësia e SHBA-ve, Mustafa:  4 korriku, simbol i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë

04/07/2016 00:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar popullin dhe qeverinë amerikane.

Në mesazhin e kryeministrit Mustafa thuhet:

“4 korriku 1776 është një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi në atë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë, të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale.

Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës u janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar. Kosovarët mbesin populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenarë me këtë fakt.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.

Top Channel