Kapen 10 klandestinë; Ishin mashtruar se do i çonin në Gjermani

03/07/2016 00:00

Refugjatët e kampeve greke sërish kanë mundur të kalojnë kufirin shqiptar duke hyrë në vend përmes vijës së gjelbër.

10 klandestinë 5 nga Siria dhe 5 nga Iraku, mes të cilëve një vajzë 6 muajshe, janë kapur nga policia kufitare në fshatin Vërnik në rrethin e Devollit , një prej shtigjeve kryesore të kalimit klandestin mes dy shteteve.

Sipas të dhënave ashtu si grupi i parë i refugjatëve që mbërritën dy muaj më parë në juglindje, edhe këtë herë ata janë mashtruar nga persona të panjohur të cilët u kanë premtuar atyre se do t’i çonin në Serbi e më tej në Gjermani.

Pasi janë marrë në pyetje, grupi i refugjatëve ka kërkuar të rikthehet në kamp në shtetin grek duke refuzuar qëndrimin në Shqipëri.

Top Channel