Siguria në Euro2016, autoritetet shpërthejnë një mjet të dyshuar

03/07/2016 00:00

Në Francë është rritur siguria në prag të zhvillimit të ndeshjes Francë-Islandë, pasi policia kreu një shpërthim të kontrolluar të një automjeti, i cili ishte parkuar pranë stadiumit “Stade de France”.

Tifozët të cilët kanë rrethuar zonën, u bënë dëshmitarë të një zhurme të madhe.

Por forcat blu kanë bërë thirrje për qetësi pasi nuk ka pasur asgjë për t’u shqetësuar, veçse automjeti i parkuar aty kishte ngjallur dyshime për autoritetet.

“Stade de France ka përjetuar një goditje nga terrorizmi, pasi në 13 nëntor militantë të ISIS hynë në stadium gjatë ndeshjes miqësore Francë-Gjermani, si pjesë e sulmit të koordinuar në Paris ku në total humbën jetën 130 persona.

Top Channel