Fatkeqësi te Ferrari, Vettelit i çahet goma në Austri

03/07/2016 00:00

Një tjetër fatkeqësi ka ndjekur pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili përveç se iu desh të nisej nga vendi i 9 për një ndërrim mekanik në njëvendëshen e tij, pikërisht atëherë kur ishte në kryesimin e garës së Çmimit të Madh të Austrisë, e braktis atë në xhiron e 27.

Edhe pse kryesonte për shkak se nuk e kishte zhvilluar ende “pit stop”-in e parë, Vettel u bë viktimë e shpërthimit të gomës së përparme nga krahu i djathtë, duke shkaktuar edhe futjen e makinës së sigurisë për 4 xhiro.

Pas provave zyrtare spektakolare, të zhvilluara mes incidenteve, reshjeve të shiut dhe vendimeve strategjike të skuderive, edhe gara pritej të kishte një fillim shpërthyes. Nga vija e parë e startit u nisën Hamilton, fitues i “pole position”-it një ditë më parë, por këtë radhë jo i ndjekur nga kolegu i tij Nico Rosberg, i cili për shkak të një penalizimi për ndryshimin e kambios u desh të nisej nga vendi i shtatë.

Gara është ende në zhvillim, por në momentin e daljes së Vettelit dhe futjes së makinës së sigurisë “Safety Car”, renditja e 10 të parëve ishte si më poshtë: Rosberg, Hamilton, Verstappen, Ricciardo, Raikkonen, Bottas, Nasr, Button, Grosjean, Magnussen.

Top Channel