Çerekfinalja surprizë mes Francës e Islandës, Gjermania në pritje

03/07/2016 00:00

Francë-Islandë është çerekfinalja që pritej më pak në “Euro 2016”. Në Paris, të zotët e shtëpisë dhe pretendentë për fitoren e trofeut do të përballen me djemtë e tmerrshëm të Lagerback, debutues në një turne të madh ndërkombëtar dhe të aftë për të eliminuar një skuadër si Anglia.

Ishte një rezultat i bujshëm ky për skuadrën e vendit ishullor, që mori të gjithë vëmendjen mediatike. Përsëritja e një suksesi të tillë do të ishte një ëndërr për një vend me 330 mijë banorë. Kjo edhe për faktin se, Islanda do të ketë përballë një skuadër më kompakte se ajo e Hodgsonit.

Është e vërtetë që Franca e Deschamps ka pak pika të dobëta, por është gjithashtu e vërtetë se futbollistët e kësaj skuadre nuk kanë qenë kaq brilantë sa priteshin në këtë turne.

Edhe në ndeshjen me Irlandën, Franca u gjend në disavantazh dhe i shpëtoi eliminimit falë dygolëshit të Antoine Griezmann. Blutë kanë një armë më shumë në këtë betejë, fushën e “St. Denis”, ku nuk kanë pësuar asnjë humbje në fazën finale të një Botërori apo të një Europiani.

Ndërsa në krahun tjetër, Islanda nuk e ka historinë me vete, pasi skuadra e vendit ishullor nuk ka asnjë fitore në 11 përballjet me “transalpinët”, me të cilët numërojnë 3 barazime e 8 humbje.

Takimi i orës 21:00 do të tregojë nëse skuadra e dyshes Lagerback-Halgrimson do të thyejë këtë tabu e do të rishkruajë historinë, apo do të jetë Franca ajo që do të luajë në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë. Skuadra e Low është në pritje.

Top Channel