Kurbin, asgjësohen 1.300 bimë narkotike; 2 në pranga

02/07/2016 00:00

Në vijim të punës për identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat e komisariatit të policisë së Kurbinit u bë i mundur lokalizimi dhe më pas agjësimi i 1.300 bimëve kanabis.

Sipas një njoftimi për shtyp, operacioni policor u ekzekutua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Bimët u gjetën të kultivuara në Malin e Zhejes, ku dhe u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve Dervish  Droja,  24 vjeç dhe banues në Fushë- Krujë; dhe Kastriot Mera, 42 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 1.300 bimët të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kurbinit, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel