Vdekja e 1-vjeçarit në Elbasan, gjykata pezullon 3 mjekët

02/07/2016 00:00

Tre mjekë të Spitalit Pediatrik të Elbasanit janë pezulluar nga detyra për mjekim të pakujdesshëm të një fëmije 1 vjeç, i cili gjeti vdekjen në këtë spital më 21 mars të këtij viti.

Me kërkesë të prokurorisë së rrethit, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të mjekëve Edmond Laho, Fadil Brazhda dhe Doreida Shuku.

Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se vdekja e fëmijës ka ardhur nga asfiksia mekanike nga zënia e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes nga një trup i huaj, duke ngritur edhe dyshimin se gjatë trajtimit të fëmijës vihen re elementë të mjekimit të pakujdesshëm. 

Top Channel