Arrestohen 4 doganierë shqiptarë pjesë e një bande grabitësish në Greqi

02/07/2016 00:00

Katër doganierë shqiptarë u arrestuan nga policia greke në Kalpaq të Janinës gjatë një operacioni për shkatërrimin e një bande hajdutësh që operonte në Greqi.

Sipas burimeve policore, 4 të arrestuarit janë punonjës të hetimit doganor në Drejtorinë e Doganave, madje njëri prej tyre ka qenë edhe drejtor i Doganës së Kakavijës për një periudhë kohe.

Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarve iu gjet një kamion i ngarkuar me sende të vjedhura, të cilat ishin grabitur në Athinë prej anëtarëve të tjerë të bandës.

Në kamionin që ata u arrestuan u gjetën sende elektrike të vjedhura, një traktor si dhe një motor skafi.

Dy anëtarë të tjerë të bandës mundën të largohen dhe janë shpallur në kërkim.

Top Channel