Grabitja në Rinas, policia vendos shpërblim prej 30 mijë euro për informacione

02/07/2016 00:00

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka vendos shpërblim prej 30 mijë eurosh për personat të cilët do të japin informacione të rëndësishme në lidhje me grabitje e ndodhur në Rinas.

“30.000 euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja”, thuhet në deklaratën e policisë.

Theksohet se policia garanton se çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.

Policia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 0694110217, si dhe një adresë email-i policiadurrë[email protected], ndërsa mund të jepni informacione edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës.

Top Channel