Zgjedhjet federale në Australi

02/07/2016 12:00

Katër milionë zgjedhësve që votuan më herët, u shtohen edhe 10 milionë që pritet të hedhin sot votën e tyre në zgjedhjet federale të Australisë.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se dy partitë e mëdha janë shumë pranë njëra-tjetrës, por edhe kandidatët e partive të vogla mund të marrin ndonjë vend, ndaj nuk është çudi që në fund rezultati të jetë një parlament pa shumicë absolute.

Vendimi i Britanisë për shkëputje nga Bashkimi Europian ka qenë duket favorizues për kryeministrin Malcolm Turnbull. Ai nuk ngurroi të fshikullonte kundërshtarët politikë: “Në një botë të pasigurtë, ajo që laburistët ofrojnë është vetëm më shumë pasiguri. Ata nuk kanë asgjë për të thënë për vendet e punës, rritjen apo të ardhmen tonë ekonomike”.
 
Megjithatë, edhe liderit të koalicionit konservator në pushtet, arsyet për t’u shqetësuar nuk i mungojnë, thotë BBC. Ashtu siç ka ndodhur në disa vende të tjera, australianët duket se e kanë një mendje të ndëshkojnë partitë e mëdha. Në rastin e një triumfi të Partisë Laburiste të qendrës së majtë, kreu i saj, Bill Shorten do të bëhej kryeministri i pestë i vendit në tre vjet.

Pë çdo rast, edhe pse qeveria pritet të ruajë në masë të madhe pozicionin e saj, laburistët duket se kanë çdo mundësi t’i shtojnë 55 vendet e tyre në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Top Channel