Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën 14 vjeçe, arrestohet 43-vjeçari

02/07/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 43-vjeçarin Durim Zylali pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish- bashkëshortes së tij, shtetases M.B,  40 vjeçe dhe vajzës së tij, shtetases R.Z, 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a I Kodit Penal.

Top Channel