Klose: Buffon, i shkëlqyer , por Neuer është numri 1

02/06/2016 00:00

Miroslav Klose, një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit në kombëtaren gjermane, ish-lojtari i Lazio-s ka folur në prag të ndeshjes Gjermani-Itali, duke thënë se skuadra e drejtuar nga Low i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampione në këtë europian.

Gjermania dhe Italia janë dy kombëtaret që kanë pësuar më pak gola në këtë Europian, skuadra e Low asnjë gol, ndërsa ajo e Conte-s vetëm një dhe sigurisht përveç mbrojtjes ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre në këtë rezultate kanë qenë edhe portierët, Neuer dhe Buffon.

 Klose i njeh të dy “gardianët” e kombëtareve respektive, ndërsa ka dhënë edhe një vlerësim për ta, duke thënë se Neuer është numri 1, ndërsa Buffon është një portier i madh.

“Unë kam shikuar të gjitha ndeshjet e Italisë dhe Gjermanisë. Mezi e pres ndeshjen si spektakoar. Isha me fat që kam përjetuar disa ndeshje si protagonist në të kaluarën. Gigi është i shkëlqyer , por nuk mendoj se është më i mirë se sa Neuer. Ai i ka të gjitha, ai është më i miri në botë. Buffon është numri dy në botë”, tha Klose.

Top Channel