Në det me Alessandra Ambrosion (Foto)

02/07/2016 00:00

Është një nga modelet më të famshme në botë dhe Alessandra Ambrosio, gjatë një dite familjare në plazhin e Ibizës, tregoi se pse ka pasur kaq shumë sukses në karrierë.

35-vjeçarja braziliane tregoi trupin duke u larë në det, së bashku me të fejuarin Jamie Mazur dhe fëmijët e saj: Anja Louise, 7 vjeç, dhe Noah Phoenix, 4 vjeç.

Kohët e fundit, në një intervistë për “Cosmopolitan”, Alessandra tregoi sekretin e marrëdhënies së lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka 8 vite fejuar.

“Udhëtoj gjatë gjithë kohës. Mendoj se kjo më bën që ta mbaj gjallë shkëndijën. Nuk më pëlqen të rri në shtëpi. Edhe pse kemi fëmijë, mundohemi të gjejmë kohë për njëri-tjetrin”, deklaroi modelja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel