Një tjetër italian në drejtimin e Partizanit

01/07/2016 00:00

Një italian ia lë stafetën një tjetër italiani. Partizani zyrtarizon në stol emrin më të ri nga përtej Adriatikut, 51-vjeçari Adolfo Sormani, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

Një emër me peshë për stolin e Demave të Kuq pasi Sormani vjen nga disa eksperienca interesante si trajner i të rinjve të Juventusit dhe Napoli, por edhe si zv/trajner i Watfordit në Angli apo numri 1 i stolit të Sudtirolit në Austri.

Trajneri i ri i të kuqve kryeqytetas është prezantuar nga vetë presidenti Gazmend Demi i cili ka theksuar se Sormani do të drejtojë një projekt ambicioz dhe do të ketë mbështetjen e të gjithë ambientit.

Top Channel