Venezuela në prag revolte, populli po vuan për ushqim

01/07/2016 00:00

Frigoriferi bosh është kthyer në një gjë të zakontë për popullatën e Venezuelës. Lufta për ushqim është kryefjala e shqetësimeve zë tyre.

Çdo ditë, i gjithë vendi është i përfshirë nga protestat mbi çmimet tepër të larta , dhe mungesës së mallrave ushqimore.

Siç tregohet edhe pamjet, shtresa e mesme e popullsisë kënaqet me pak, ndërsa të varfrit që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të popullsisë ushqehen me fruta tropikale të cilat i marrin përgjithësisht nga pemët, ndërsa janë në luftë të hapur për të mbijetuar.

Të rraskapitur nga qeveria pushtet, kriminaliteti i lartë, problematikat me ushqimin, mungesën e shërbimeve shëndetësore, venezuelasit i janë kundërvënë hapur presidentit te tyre Nicolas Maduro, për t’i dhënë njëherësh fund revolucionit socialist, nismën e 17 viteve më parë nga Hugo Chavez.

Thashethemi u përhap shpejt ditët e fundit se një furgon me oriz kishte mbërritur ne Caracas, duke bërë që rreth 1 mije njerëz të luftonin për të marre ndonjë pako.

Aftësia e Venezuelës për të prodhuar vete ushqime apo mallrat e tjerë ka rënë vitet e fundit, duke rritur kështu sasinë e importeve, të cilat janë të papërballueshme pasi ekonomia është në rënie të lirë.

Rreth 87 për qind e njerëzve nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë ushqime, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Simon Bolivar. Janë shënuar raste vdekjesh nga mungesa e ushqimit.

Kjo ka bërë që të rritet kriminaliteti, ku janë shënuar qindra raste plaçkitjesh nëpër biznese te vendit. Administrata Maduro thotë se  “lufta  ekonomike” po udhëhiqet nga të huajt dhe nga biznesmenët privatë, të cilët, siç pohon, kanë qellim të destabilizojnë qeverinë.

Pavarësisht se panorama është e dhimbshme ministri i jashtëm tha se Venezuela nuk ka krize humanitare.

Top Channel