Bangladesh, të shtëna me armë dhe pengmarrje në kryeqytetin Dhaka

01/07/2016 00:00

Zona diplomatike e Dhakës në Bangladesh është kthyer në një betejë të shtënash me armë zjarri. Sulmues të paidentifikuar hynë në një lokal, që ndodhet në zonën e rrethuar me siguri të lartë.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve flet edhe për një situatë pengmarrjeje dhe ka këshilluar njerëzit që të mos dalin nga shtëpitë.

Tre persona, përfshi dy oficerë të forcave të policisë, janë plagosur. ISIS dyshohet se janë autorët e këtij incidenti. Lokali ku militantët kanë mësyrë është mjaft popullor për emigrantët, diplomatët dhe shtresën e mesme.

Top Channel