Kosovë, do të ketë hetime për “varrezën masive” në UP

01/07/2016 00:00

Javën e ardhshme do të fillojnë hetimet te vendi i dyshuar për varrezë masive në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për mediat këtë të premte, kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, sipas të cilit informacionet se aty mund të ketë varrezë kanë qarkulluar që nga paslufta.

Në konferencë, Gjetaj bëri të ditur se Serbia ka ndërprerë dy herë radhazi gërmimet në rastin e Kizhevakut. Arsyetimi i palës serbe, sipas tij është i papranueshëm, pasi ata kanë dhënë donacione dhe kanë ndërprerë punën.

Në këtë drejtim, Gjetaj tha se kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’u dalin në ndihmë në lidhje me këtë çështje. Ai po ashtu ka bërë të ditur se këtë vit janë shënjuar 4 vendndodhje me dyshime për varreza masive.

Top Channel